Kallaku i jep lamtumirën Tiranës

Futboll

Kallaku i jep lamtumirën Tiranës

Më: 12 janar 2023 Në ora: 16:16
Kallaku i jep lamtumirën Tiranës

Merkato e janarit do të sjellë një lëvizje të papritur për shumëkënd. Sherif Kallaku është shumë pranë largimit nga Tirana dhe pritet të bëjë një kthim të bujshëm te një nga ish-skuadrat e tij në Superiore.

“Panorama Sport” ka mësuar se futbollisti i cili regjistron 15 ndeshje dhe 2 gola me bardheblutë në kampionat deri tani duke qenë vazhdimisht titullar, ka gjetur akordin që të largohet nga skuadra kryeqytetase vetëm pak muaj pasi firmosi me të. Ai nuk do të largohet nga Superiorja, por pritet që të vazhdojë të japë kontributin e tij në kampionatin tonë me një skuadër që e njeh shumë mirë, atë të Teutës.

Kallaku luajti me Teutën nga viti 2018, deri në vitin 2020, para se të largohej drejt Lokomotiv Zagreb, si dhe u kthye aty për disa muaj në sezonin e kaluar, duke luajtur 15 ndeshje e shënuar 1 gol në pjesën e parë të tij.

Më pas vazhduan etapat 6-mujore te Partizani e Tirana, por me sa duket me mendjen për t’u kthyer te durrsakët, ku ka shprehur maksimumin e formës së tij në të kaluarën e ku shpreson të bëhet përsëri futbollisti i cili ia doli edhe të siguronte një vend në radhët e kombëtares shqiptare të futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat