Superkupa e Spanjës sjell “El Clasico” e parë në vitin 2023

Futboll

Superkupa e Spanjës sjell “El Clasico” e parë në vitin 2023

Më: 13 janar 2023 Në ora: 11:06
Superkupa e Spanjës

Janë mësuar skuadrat finaliste të Superkupës së Spanjës.

Do të kemi derbin e madh mes Real Madridit dhe Barcelonës, e njohur si “El Clasico”.

Ndeshja finale do të zhvillohet ditën e diel, më 15 janar, në “King Fahd Internationat Stadium”, në Rijad të Arabisë Saudite.

Real Madridi kaloi në finale pasi eliminoi Valencian, ndërsa Barcelona mposhti Real Betisin.

Të dy këto ndeshje u vendosën pas ekzekutimit të penalltive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat