Ronaldo bëri zgjedhjen e duhur, thotë Pjaniç

Futboll

Ronaldo bëri zgjedhjen e duhur, thotë Pjaniç

Më: 13 janar 2023 Në ora: 15:00
Pjaniç

Mesfushori i Al Sharjah, Miralem Pjaniç thotë se Cristiano Ronaldo bëri zgjedhjen e duhur që u transferua tek Al Nassr.

Ish-ylli i Barcelonës dhe Juventusit mendon se Lindja e Mesme është e ardhmja e futbollit.

 “Cristiano Ronaldo i është bashkuar Al Nassr, një klub shumë ambicioz”, ka thënë Pjaniç.

“Jam i bindur se Lindja e Mesme do të jetë e ardhmja e futbollit”.

"Nuk u befasova aspak nga zgjedhja e Cristianos. Edhe në Arabi, niveli nuk është aq i lehtë sa mendojnë njerëzit. Mendoj se transferimi i tij do të sjellë shumë rritje.".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat