Yuste: Xavi e ka besimin e plotë

Futboll

Yuste: Xavi e ka besimin e plotë

Më: 13 janar 2023 Në ora: 17:06
Xavi

Shefi i Barcelonës Rafa Yuste, thotë se ata janë të kënaqur me punën e trajnerit Xavi Hernandez.

Xavi sapo e ka çuar Barçën në finalen e Superkupës së Spanjës, ku do të përballet rivali e përjetshëm Real Madridin.

Yuste tha se nuk ka dyshime në punën e Xavit. Sipas tij, Xavi do të jetë në krye të Barçës deri në fund të projektit.

“Nuk ka dyshime. Xavi është trajneri ynë dhe ne jemi me të deri nw fund. Kur Pep Guardiola kishte filluar të ne, kishte gjithashtu dyshime, por ne fituam tituj dhe mposhtem Madridin 2-6”, tha Yuste.

“Xavi e ka besimin e plotë, është pjesë e një projekti në të cilin presidenti e dëshiron dhe ne do të shkojmë me të deri në fund”, ka pohuar ai.

Yuste ka folur edhe për finalen e Superkupës spanjolle, ku të dielën katalonasit do të ndeshen me madrilenët.

“Të gjitha klasikët janë të rëndësishme. Ne duhet pak për ta konsoliduar lojën. Jemi shumë optimistë. Jemi të matur, por optimiste dhe pa humbur respektin për kundërshtarin”, ka theksuar Yuste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat