Zikaltrit vijnë nga një sfide jo të lehtë në mesjavë me Parmën

Futboll

Zikaltrit vijnë nga një sfide jo të lehtë në mesjavë me Parmën

Më: 14 janar 2023 Në ora: 12:02
Inzaghi

Interi do të presë sot në mbrëmje Veronën, për t’u rikthyer te fitorja në kampionat pas barazimit me Monzën.

Zikaltrit vijnë nga një sfide jo të lehtë në mesjavë me Parmën dhe për më tepër me disa të dëmtuar në skuadër e me Superkupën në horizont. Për të gjitha këto Simone Inzagi ka folur për kanalin e klubit, ku ka pohuar se Interi i tij kërkon t’i marrë ndeshjet me radhë dhe nuk mendon për Superkupën.

Verona vjen nga dy rezultate pozitive radhazi, të cilat i kanë rikthyer besimin. Si mbërrin Interi në këtë moment?

Ne mbërrijmë pas një ndeshjeje të lodhshme si ajo kundër Parmës, por jemi të lumtur që jemi kualifikuar. Gjejmë një kundërshtar, i cili është në formë, por ka treguar si kundër Juventusit dhe Milanit që mund të bëjë një paraqitje të mirë, tha Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat