Mema nuk dorëzohet

Futboll

Mema nuk dorëzohet

Më: 14 janar 2023 Në ora: 18:27
Mema nuk dorëzohet

Ardian Mema i ka cilësuar si “momente dobësie” episodet që sipas tij sollën humbjen përballë Teutës. Trajneri i Kastriotit, ka theksuar se ishte i pakënaqur edhe me gjyqtarin i cili gjykoi në favor të durrsakëve duke mos i ndëshkuar në ndërhyrjet e rënda.

“Momente ishin ato, ndoshta momente dobësie tonat që i shfrytëzoi kundërshtari. Jam në dilemë sa i përket golit të shënuar në fund të pjesës së parë. Ajo na penalizoi, edhe dy momente të tjera. Ishim pa ekuilibër te goli i dytë. Jam i dyzuar te pjesa e arbitrit se po të shohësh vetëm Stojanoviç është ndërprerë disa herë dhe asnjë lloj kartoni.

Një e dy mund të falet, por ishte i gatshëm vetëm të nxirrte kartonë për ne. Nuk dua të merrem me arbitrat, por është e pafalshme që të ishte dora në xhep për lojtarët e Kastriotit e për Teutën nuk jepte.

Pjesa e parë ka dy tablo. Një Teutë shumë agresive në fillim, por pastaj ishim ne që kishim raste shënimi. Me lojtarët fola në pushim të ndeshjes, se kishim mundësi për të ndëshkuar Teutën me manovër e kundërsulme.

Me ekipin flas për ndeshjet dhe para ndeshjes. Besimin e kanë, duhet të hyjnë në fushë për të fituar ndeshjen, jo çfarë të dalë. Çdo gjë duhet të jetë e përgatitur nga unë, ndoshta kam qenë i tensionuar dhe nuk e kam parë ndeshjen si ju, them se pjesërisht është i vërtetë që nuk dukej se kishim besim.

Kemi kaluar edhe shumë dëmtime, Greca hyri i dëmtuar në fushë, kishim lojtarë të sëmurë. Por kjo nuk përbën justifikim që ndoshta të humbasësh ndeshjen. Këto janë lojtarët e Kastriotit. Jemi në bisedime me dy futbollistë por të shohim, i mbetet vazhdimësisë. Unë do t’i bëj hyzmetin këtij grupi dhe mendoj se do të gjejmë forcën e duhur për të pasur një mbarëvajtje dhe vazhdimësi.

Një gjë që konstatohet në kampionatin shqiptar është që të gjithë janë ekipe të forta. Është ndarë pak tabela e klasifikimit, pot ndeshjet janë aty-aty, ndahen me rezultate minimale. Kjo është arsyeja pse kampionati është shumë i fortë dhe me çdo ekip do të kesh probleme nëse nuk shprehesh siç duhet dhe ke performancën e mirë. Kjo mbetet të shihet nga unë, që ekipi të paraqitet mirë, të ketë ekuilibër dhe të fitojë ndeshjen, përndryshe çdo gjë do të flasë për kundërshtarin”, tha Mema për “Oversport” pas duelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat