Bujar Neziri thumbon: Ka dështuar Federata e Futbollit Shqiptar në Gjermani 

Futboll

Bujar Neziri thumbon: Ka dështuar Federata e Futbollit Shqiptar në Gjermani 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 14 janar 2023 Në ora: 18:59
Bujar Neziri

Ka dështuar Federata e Futbolli Shqiptar në Gjermani, shprehet për gazetën “Bota sot” Bujar Neziri, president i klubit të futbollit Kosova e Dusseldorfit, e cila garon në Biezirksliga.

Neziri kritikon ashpër punën e federatës në Gjermani dhe kërkon që të mbahet kuvendi i jashtëzakonshëm i FFShGj-së.

Jo me kaq, Neziri kërkon që në të ardhmen posti i presidentit mos të jetë më shumë se dy mandate.

Image

Bujar Neziri

Numri një i FC Kosova, i ka numëruar disa gjëra përse kërkon Kuvendin e jashtëzakonshëm.

“Në Federatën e Futbollit Shqiptar në Gjermani janë që 20 vite, kanë bërë shumë pak punë, ndërsa vitin e kaluar u mbajtën zgjedhjet e reja. 

Dështimi i tyre është që ata nuk arritën ekipin fitues të dërgojnë në Kosovë për arsye financiare. Kështu që ata nuk kanë mundësi mi siguruar ekipit që fiton Kupën për të ardhur në Kosovë dhe zhvilluar ndeshjen, është dështim i tyre.  

Nuk varet klubi nga federata, por në këtë rast federata është varur nga klubi që nuk ka pas dëshirë me shkuar në Kosovë, është dështim. 

Tani thonë se fituesi i Kupës shqiptare në Gjermani nuk ka marrë pjesë në Superkupën e Kosovës, është turp. 

Janë gjithë ato klube, janë gjithë ata njerëz biznesmenë që kanë mundësi me kontribuar dhe të përfaqësojnë futbollin shqiptar në Gjermani sa më dinjitetshën, këtë se kanë bërë”, kritikon Neziri.

Më tuje ka përmendur se vetëm 9 klube kanë marrë pjesë në Kupën shqiptare që organizohet në Gjermani.

Kjo federatë është e zgjedhur që 20 vite dhe vitin e kaluar organizimi i garës ka qenë jo i mirë për arsye se terreni ka qenë i improvizuar, që është e turpshme të zhvillosh një garë të tillë në stadium të improvizuar. 

Pastaj në Gjermani i kemi diku 35 klube që garojnë në ligat e ndryshme. 

Në garat e Kupës, kanë marrë pjesë 10 klube, një klub u tërheq më herët, me vetëm 9 sosh, i bie që as 30 për qind të klubeve nuk marrin pjesë në këtë garë, kështu që kjo tregon mos punën e kësaj federate. 

Pastaj bëjnë diferencimin e klubeve, nuk i lënë të gjitha klubet, janë delegatët e njëjtë, po i kanë bërë sipas dëshirës së tyre.

Një klub ka të drejtën e 4 delegatëve. Është problematike për ato klube që anëtarësohen, i kanë dy vota, tjerat i kanë 4. 

Ne do të tentojmë këtë vit që të mbajmë kuvendin e jashtëzakonshëm, do të ftohen të gjitha klubet, që kanë interes që kjo federatë të organizohet më mirë dhe shpresojmë të zgjidhet një kryesi e re, ku ka prioritet të organizohet futbolli dhe që klubet shqiptare në diasporë, që janë në Gjermani, të koordinohen e të punojnë bashkë. 

Në Itali, Francë, Austri ka me pak klube shqiptare, por t’i jepet mundësia që të garojnë në këtë kupë, të janë pjesë e mërgatës. 

Nuk kanë mundësi ata që të kenë një federatë se kanë me pak klube, ndërsa Zvicra ka më shumë klube. Kështu që në koordinim me Zvicrën, kush e ka më afër me garuar në Zvicër e kush më afër në Gjermani, me qëllim që të zhvillohet më shumë futbolli dhe të ketë më shumë popullaritet. 

Qëllimi ynë është që njerëzit të janë më afër sportit, futbollit, të kontribojnë në çështjen e kulturës tonë. Me sport përkatësisht futbolli ka shikueshmëri më të madhe, ndërsa në këtë rast atë që e bën federata është për keqardhje. Në ndeshjet finale nuk i kanë as 10 shikues, kjo është për keqardhje”, shprehet presidenti i FC Kosova Dusseldorf.

Sipas Nezirit, duhet të janë më të organizuar dhe për të mirën e futbollit. Neziri ka thumbuar drejtuesit e federatës.

“Ata duhet me ndryshuar diçka për te mirën e futbollit, për të mirën e atyre njerëzve që garojnë nëpër gara, nuk është lehtë në Gjermani.

Të respektohen dhe të nderohen ata njerëz, që japin kontributin e vet për me mbajt gjallë sportin, futbollin dhe kulturën tonë, që tregojnë kulturën e popullit shqiptar.

Ka klube të organizuara mirë, janë shumë mirë nëpër liga në Gjermani, kanë qenë anëtare por janë larguar nga federata për shkak se kanë bërë dallime edhe kur i kanë ftuar nëpër turne. Është për keqardhje, por kjo duhet me ndryshuar në mënyrë urgjente dhe sa më shpejt që është e mundur, nëse ia dojmë të mirën futbollit, nëse e kemi për qëllime tona personale ose private, atëherë është fatkeqësi. Kjo po ndodh në Gjermani. Shpresojmë të mbajmë një kuvend edhe më të mirë të mundshëm”, - përfundon Neziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat