Klopp nuk gjen dot fjalë

Futboll

Klopp nuk gjen dot fjalë

Më: 14 janar 2023 Në ora: 19:14
Klopp

Vazhdojne problemet per skuadren e Jurgen Klopp qe duket se tashme prej thuajse 2 sezonesh nuk ka me soliditet ne mbrojtje dhe peson gola me shume lehtesi.

Edhe sot, ne fushen e Brighton, qe gjithesesi mbetet nder kundershtaret me te bezdisshem per cdo skuader, pas nje pjese te pare te mbyllur 0-0, skuadra e “Reds” e ka gjetur veten ne disavantazh me dy gola te pesuar ne harkun kohor te 6 minutave dhe me pas ka pesuar edhe te tretin….

Dy here protagonisti eshte produkti i shtepise per skuadren e Brighton, Solomon March, futbollisti anglez qe ka shenuar tashme 4 gola ne Premier League dhe sot ka qene ne vendin e duhur ne momentin e duhur per te mposhtur dy here Alisson.

Por, lavdi do te kete edhe per nje njohje te vjeter te Premier League, Dani Welbeck, qe me nje “sombrero” brenda zone nxjerr blof si Konate ashtu edhe Joe Gomez duke shenuar me pas golin e 3-0…

Reds pas humbjes kundër Brentford, pak më shumë se dhjetë ditë më parë, duhet te reagonin por nuk e kane bere edhe sot. Liverpool po vinte nga katër fitore radhazi, por në mënyrë të pabesueshme në Londër ata u përplasën me Bletët e Thomas Frank, të cilët i bënë djemtë e Klopp të rrëshqasin në vendin e shtatë.

Brighton që vjen nga një periudhë plot ulje-ngritje, të paktën nga pikëpamja e rezultateve. Pulëbardhat, në fakt, edhe në pokerin e korrigjuar ndaj Arsenalit të Artetës sigurisht që nuk zhgënjyen për sa i përket shfaqjes, përkundrazi. Por pa shkuar shumë larg, mjafton të përmendet fitorja 4-1 ndaj Evertonit në turin e fundit, për të kuptuar sesi skuadra e De Zerbit eshte gjithmone e rrezikshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat