Allegri nuk rrezikon

Futboll

Allegri nuk rrezikon

Më: 15 janar 2023 Në ora: 11:49
Allegri nuk rrezikon

Te Juventusi, sa i përket menaxhmentit dhe pronarëve, ka zhgënjim të madh pas nokautit të rëndë në Napoli. Për mirë a për keq, nga 8 fitoret radhazi deri në disfatën 5-1 të stadiumit “Maradona”, përgjegjësitë më të mëdha i ka Massimiliano Allegri, i cili në të ardhmen e afërt, shkruan “Gazzetta dello Sport”, nuk rrezikon postin e tij, por që është padyshim nën vëzhgim në funksion të verës.

Në nivelet më të larta të klubit po zhvillohen diskutime, me Allegrin që ka në krah kontratën e pasur prej 7.5 milionë euro, plus bonuse deri në vitin 2025, dhe renditjen që për momentin do të fliste për kualifikimin në fazën e grupeve të Champions League.

Por emrat e Antonio Contes dhe Zinedine Zidane mbeten aty, në sfondin e salloneve bardhezi.

Për momentin pronarët nuk e ka si prioritet ndryshimin në stol, edhe ngaqë lamtumira e Allegrit dhe ardhja e njërit prej të dyve do të kushtonte nga 60 deri në 90 milionë euro. Por gjithçka do të vendoset nga rezultatet në fund të këtij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat