Nuk gjeti hapësira në Korçë

Futboll

Nuk gjeti hapësira në Korçë

Më: 15 janar 2023 Në ora: 11:59
Nuk gjeti hapësira në Korçë

Pas mungesës së hapësirës në Korçë, Derrik Frimpong përfundon në Pukë. U bën ditë që ganezi është në provë te Tërbuni dhe duket se e ka kaluar. Paraqitja e mesfushorit ka qenë e pëlqyeshme dhe nuk përjashtohet mundësia që ta mbajnë.

Nuk dihet forma, pasi mund të kalojë edhe në huazim, gjithnjë nëse ka kontratë aktive me Skënderbeun. Skuadra prej ditësh ka qenë një “kantier” dhe shumica janë të huaj, e megjithatë stafi teknik ka kërkuar ende kohë për të dalë në konkluzione.

E gjithë kjo situatë nuk po i pengon lojtarët që të vazhdojnë stërvitjet dhe një të përqendruar te ngarkesat.

Këtë e dëshmon edhe Albi Xhebrahimi, autor i golit në barazimin në miqësoren kundër Besës. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, sulmuesi thotë: “Kemi në dispozicion më shumë se dy javë për t’u përgatitur dhe besoj se kemi gjithë kohën e duhur për të marrë ngarkesën e plotë.

Dy ndeshjet e para të kësaj faze do t’i luajmë në transfertë dhe duhet të japim maksimumin për t’i kaluar me sukses.

Ne si ekip nuk heqim dorë nga objektivi që kemi, të rreshtohemi për të qenë përkrah ekipeve që po synojnë vendet e para. Dëshira ime është që ta nis me gol këtë fazë, ashtu sikurse e mbylla me Dinamon”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat