Xhajiqi hynte tinëzisht në Kosovë, kurrë nuk u përgjigj! Pantiq: Çojani fanellën vrasësve të Gjingjiqit

Futboll

Xhajiqi hynte tinëzisht në Kosovë, kurrë nuk u përgjigj! Pantiq: Çojani fanellën vrasësve të Gjingjiqit

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 15 janar 2023 Në ora: 15:41
Dragan Xhajiqi, kur u arrestua në vitin 2008 për keqpërdorim të mjeteve financiare

Ish futbollisti serb, Dragan Xhajiqi, kurrë nuk iu përgjigj komentatorit sportiv, serbit Milojko Pantiq.

Xhajiqi asnjëherë nuk ka reaguar në kritikat e Pantiqit. 

Asnjëherë nuk ka folur dhe nënkupton ashiqare që heshtja e tij i pranon të gjitha që i thotë Pantiqi.

Dragan Xhajiqi, njeriu që nuk del hapur por në heshtje ka bërë skenarët siç bëri para disa viteve, kur me Cërvena Zvezdën futej ilegalisht në Graçanicë dhe në Zveçan të Republikës së Kosovës. Xhajiq dhe Zvezda, tentuan ilegalisht të futen në Kosovë në vitin 2019, por u kthyen pas nga policia e Kosovës.

Image

Kështu e nderuan kriminelin klubi famëkeq

Edhe sot Xhajiqi me Zvezdën ka plane ogurzeza për Kosovën.

Edhe sot soji i njerëzve të Xhajiqit shpalosin pankarta kundër Kosovës, siç ishte rasti në Kampionatin Botëror në Katar me hartën e Kosovës apo nxënësi i tij, Dragan Stojkoviql, selektor i Serbisë, shau publikisht nënat e shqiptarëve përkatësisht Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën.

Ose Milenkoviq vet i shtati sulmoi Xhakën në ndeshjen Zvicra - Serbia.

Mendësia e Xhajiqit dhe Terziqit, vazhdon duke prodhuar gjëra të turpshme në kuzhinën e Zvezdës. 

Xhajiqi kurrë nuk u distancua nga akte primitive të Zvezdës dhe tifozëve famëkeq "Delija", që fyejnë Kosovën.

Xhajiqi doli në krah të kriminelit të luftës.

Me 9 qershor të vitit 2020, Pantiqi e deklasoi Xhajiqin, duke shkruar se president nderi i Zvezdës, Dragan Xhajiq dhe drejtori i përgjithshëm Zvezdan Terziq, ia dorëzuan fanellën Dragan Vasiljkoviqit, me nofkën “Kapetan Dragan”.

“Çojani fanellën vrasësve të Zoran Gjingjiqit. Xhajiqi dhe Terziqi vendosën për atë akt vetëm një javë pasi Vasiljkoviç tha në mediat e kontrolluara nga qeveria se Zvezdan Jovanoviq dhe Milorad Ulemek - Legija, të dënuar për vrasjen e ish-kryeministrit Zoran Gjingjiq, janë heronj.

Dragan Xhajiq dhe Zvezdan Terziq, varrosën Zvezdën duke ia dorëzuar fanellën kriminelit të luftës kapetan Dragan.

Është një foto që tregon sesi futbolli serb ka shkuar në fund. Presidenti i nderit i Crvena Zvezda Dragan Xhajiqi dhe drejtori Zvezdan Terziq ia dhuruan fanellën e klubit me numër 1 një krimineli lufte me nofkën kapiten Dragan, i cili u kthye në Serbi pas 13 vjet e gjysmë burg në Kroaci dhe Australi. Ish zotërinjve Xhajiqi dhe Terziq, a e dini se ku ishte ai anëtar i ri nderi i klubit tuaj më 29 maj 1991? Ai qëlloi mbi bashkëiojtarët tuaj të atëhershëm Robert Prosineçki dhe Refik Shabanaxhoviq”- tha Milojko Pantiq.

“Dhe para këtij akti tuaj të turpshëm, njeriu që udhëhoqi formacionet paraushtarake në Kroaci dhe Bosnje deklaroi se vrasësit e Zoran Gjingjiqit, Milorad Ulemek - Legija dhe Zvezdan Jovanoviq, janë heronj serbë”, kishte shkruar mes të tjera Pantiq para 2 viteve, që Xhajiqi nuk ka reaguar kurrë. 

“Dragan Xhajiq dhe Zvezdana Terziq, turp të keni! Për shkak të kësaj fotografie, faqet e yjeve të vërtetë në të gjithë planetin janë të kuqe! Duke i dorëzuar fanellën një krimineli lufte, ju shkruat faqen më të turpshme të historisë së klubit të famshëm, ia fikët Zvezdës flakën, dritat e kampionatit dhe e çuat klubin në errësirën e çmendurisë.

Për të gjithë njerëzit e thjeshtë, ju jeni tani e tutje njerëz të thjeshtë, të mjerë, të paturpshëm, pa vetëdije dhe ndërgjegje.

Dridhem kur mendoj për aktin tënd të paturpshëm! Meqë nuk dini për turpin, më vjen turp për ju. Sepse u bëre oficer i paraushtarakëve kriminalë të Arkanit që pushtoi klubin dhe që padyshim i shërben nderit tënd. Dhe në fakt, ju jeni lecka të zakonshme me të cilat zuzaret fshijnë veprimtaritë e tyre kriminale, si në Zvezda ashtu edhe në shoqër”, kishte thënë Pantiq, transmeton "Dnevno".

Xhajiqi është burgosur për keqpërdorim të mjeteve në federatën serbe në vitin 2008.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat