Makolli rikthehet në Flamurtar! Hasani: Është një nga lojtarët kyç

Futboll

Makolli rikthehet në Flamurtar! Hasani: Është një nga lojtarët kyç

Më: 15 janar 2023 Në ora: 18:56
Makolli e Hasani

Skuadra e Flamurtari të Prishtinës pretendon rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës.

Kuqezinjtë rikthejnë në radhët e veta futbollistin Akil Makolli. 

“Ju prezantojmë përforcimin më të ri, qendër mbrojtësin Akil Makolli, i cili rikthehet aty ku filloj karrierën, në shtëpinë e tij.

Akili është produkt i akademisë së Flamurtarit, e ku ishte pjesë edhe e ekipit të parë, ndërsa më pas vazhdoj tek FC Prishtina, KF Hajvalia, KF Ulpiana dhe së fundi FC Vushtrria", njofton KF Flamurtari.

Drejtori sportiv Agim Hasani, i dëshiroj mirëseardhje në familjen #kuqezi Akilit, duke e vlersuar lartë si një nga lojtarët kyç drejt arritjes së objektivit.

‘Jam shumë i lumtur që po ri kthehem ku fillova dhe u ndërtova si futbollist. Kudo që kam qenë gjatë kësaj periudhe, Flamurtari gjithmonë ka qenë në zemrën time.

Shpresoj të e ndihmoj ekipin drejt arritjes së objektivit.’ Pranvera do të jetë e nxehtë!”, tha Makolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat