Kafenetë në Napoli bëjnë vetëm art

Futboll

Kafenetë në Napoli bëjnë vetëm art

Më: 15 janar 2023 Në ora: 19:06
Kafenetë në Napoli bëjnë vetëm art

Juventusi kishte 8 ndeshje pa pësuar gol dhe të gjithë menduan se bardhezinjtë u rikthyen në rrugën e titullit kampion.

Deri në momentin që kjo skuadër u përballë me Napolin, atje ku pësoi një nga humbjet më të mëdha në historinë e saj, 5-1.

Kjo fitore do të thotë shumë për tifozët e Napolit që shfrytëzojnë çdo mundësi për t’u treguar rezultatin bardhezinjëve.

Në kafenetë e Napolit, me siguri që nuk do të ulen kurrë tifozët e Juventusit në këto ditë pasi shërbimet e tyre po vijnë me artin e shkrimit të rezultatit të takimit: “5:1”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat