Xhaka me Arsenalin i japin një “flakaresh” Tottenhamit

Futboll

Xhaka me Arsenalin i japin një “flakaresh” Tottenhamit

Nga: K. Goca Më: 15 janar 2023 Në ora: 19:21
Xhaka me Arsenalin

Arsenali tregon fuqinë e liderit në Premier League, duke importuar tre pikë në derbin e madh të Londrës. 

Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Tottenhamit, në një ndeshje të luftuar. 

Xhaka u paraqit titullar dhe ka treguara angazhim të pashoq në këtë fitore që e thellon ehe më shumë epërsinë në krye të renditjes. 

Në minutën e 14-të, Saka depërton bukur brenda 16-shit dhe anash vijës së rivënies së këndit, godet fortë dhe portieri Lloris duke tentuar të dëbon topin e fut në rrjetë, 0:1. 

Futbollisti Odegaard në minutë e 36-të ka shënuar për 0:2 pas asistimit të Sakës. 

Arsenali kryeson me 47 pikë, ka 8 më shumë se Manchester Utd dhe Tottenham është në vend t. pestë me 33.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat