Pirlo “tërbohet” në Turqi: Gjithçka e vendosur jashtë fushës

Futboll

Pirlo “tërbohet” në Turqi: Gjithçka e vendosur jashtë fushës

Më: 17 janar 2023 Në ora: 12:14
Pirlo

Pas eksperiencës me Juventus në Serie A, Andrea Pirlo është duke përjetuar aventurën e dytë në karrierën e tij si trajner. Aktualisht, ish-mesfushori është në drejtimin e Fatih Karamguruk në Superligën turke teksa situata nuk po shkon aspak në favorin e italianit.

Pas barazimit të fundit në kampionat ndaj Kasimpasa me rezultatin 2-2, Pirlo “shpërtheu” në media duke u ankuar se në Turqi rezultatet janë të fiksuara dhe sipas tij ishte e kotë të punohej gjithë javën.

“Nëse kërkojnë t’i vendosin ndeshjet jashtë fushës, atëherë është e kotë që të punojmë gjithë javën. Ne si skuadër do të analizojmë gabimet tona, por është mirë që edhe arbitri të analizojë gabimet e tij në ndeshje.

Është e kotë të punojmë dhe më pas të shohim episode që të bëjnë të ndihesh keq, nëse duan që të vendosin ndeshjet nga lart atëherë mos të zbresim fare në fushë. Në çdo ndeshje të kampionatit ka episode të dyshimta dhe unë fatkeqësisht nuk e kuptoj arsyen”, u shpreh Pirlo.

Aktualisht, Karagumruk e drejtuar nga Pirlo renditet në vendin e 10-të të klasifikimit, në kuotën e 21 pikëve ndërsa ndjen ende rrezikun e zonës së ftohtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat