Barcelona dëshiron yllin e rivalëve

Futboll

Barcelona dëshiron yllin e rivalëve

Më: 17 janar 2023 Në ora: 13:22
Barcelona dëshiron yllin e rivalëve

Në shënjestrën e skuadrës së Barcelonës është edhe mesfushori i krahut të djathtë Yannick Carrasco, që luan edhe me kombëtaren belge. 29-vjeçari luan në La Liga me Atletico Madrid, që është gati ta lërë të lirë lojtarin, por me një kusht.

Trajneri Diego Simeone kërkon në shkëmbim me skuadra katalanase mesfushorin-sulmues Memphis Depay, por klubi i Atletico nuk dëshiron të paguajë.

Ndërkohë që, edhe vetë Depay ka dëshirë të veshë fanellën e skuadrës “colchoneros”.

Për këtë arsye, po mendohet një shkëmbim lojtarësh në merkaton e janarit edhe pse nuk është i lehtë ky shkëmbim, pasi Carrasco kushton më shumë se Depay. Nga ana e saj, Barcelona kërkon ta largojë përfundimisht holandezin, ndaj bisedimet nuk kanë për të qenë të lehta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat