“Kundërshtar” i pazakontë për Alban Hoxhën

Futboll

“Kundërshtar” i pazakontë për Alban Hoxhën

Më: 17 janar 2023 Në ora: 18:35
Alban Hoxha

“Kundërshtar” i pazakontë për Alban Hoxhën në ndeshjen e Kupës, portierit të Partizanit i del punë edhe me një qen!

Alban Hoxha është kthyer sot përsëri titullar te Partizani, duke luajtur në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Korabit. Ashtu si në derbi, kjo përkoi me një fitore të të kuqve, me portierin i cili bëri disa pritje në suksesin 3-1 të skuadrës së tij në transfertë.

Por ai nuk kishte punë vetëm me sulmuesit kundërshtarë gjatë kësaj sfide.

Në një moment të ndeshjes, atij iu afrua në zonë një qen i cili kishte kapërcyer rrethimin e fushës dhe kishte hyrë në terrenin e lojës edhe pse ndeshja po vazhdonte.

Mes të qeshurave të publikut, portieri i Partizanit largoi kafshën nga fusha, duke vazhduar normalisht lojën më pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat