McKennie refuzon transferimin 30 milionë eurosh në Premier Ligë

Futboll

McKennie refuzon transferimin 30 milionë eurosh në Premier Ligë

Më: 18 janar 2023 Në ora: 11:12
Mesfushori dhe reprezentuesi i Kombëtares së Amerikës, Weston McKennie

Mesfushori dhe reprezentuesi i Kombëtares së Amerikës, Weston McKennie e ka refuzuar transferimin te Aston Villa, pasi që ai po pret për një ofertë nga një skuadër më e fortë.

Spekulimet nga Italia thonë se McKennie po shpreson që t’i vijë një ofertë nga skuadrat si Tottenham, Chelsea ose Borussia Dortmund, të cilat kanë shprehur interesim në të.

Së fundmi u bë e ditur se nga të gjithë kërkuesit e tij të mundshëm, kalimi te Borussia Dortmundi ishte më i preferuari i McKenniet për momentin.

Ndërkaq, thuhet se Aston Villa është e gatshme që të paguajë shumën prej 30 milionë eurosh për ta bindur Juventusin që ta shes yllin amerikan.

Por, thuhet se McKennie ka refuzuar transferimin te Aston Villa, në favor të sigurimit të një lëvizjeje në skuadrat më të mëdha të Premier Ligës ose te gjiganti i Bundesligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat