Superkupa e Italisë në lojë, publikohen formacionet zyrtare të Milan-Inter

Futboll

Superkupa e Italisë në lojë, publikohen formacionet zyrtare të Milan-Inter

Më: 18 janar 2023 Në ora: 18:53
Superkupa e Italisë në lojë, publikohen formacionet zyrtare të Milan-Inter

Milani dhe Interi ndeshen sot në duelin e tyre të 234-t derbi, por këtë herë ka një shije ndryshe pasi bëhet fjalë për Superkupën e Italisë.

Një duel ku dy trajnerët janë munduar të hedhin në fushë lojtarë që kanë më në formë, duke shpresuar që të jetë rruga e duhur për të nisur vitin me një trofe.

Pioli ka preferuar Kjaer në vend të Kalulu në mbrojtje, ndërsa Mesias kthehet pas krahëve të Zhiru, bashkë me Leao dhe Diaz.

Kurse Inzagi ka aktivizuar përsëri Barela nga fillimi, duke qenë ndryshimi i vetëm në krahasim me formacionin titullar të ndeshjes ndaj Veronës.

FORMACIONET ZYRTARE

MILAN (4-2-3-1): Tatarusanu; Kalabria, Kjaer, Tomori, Hernandez; Tonali, Benaser; Mesias, Diaz, Leao; Zhiru.

INTER (3-5-2): Onana; Skrinjar, Açerbi, Bastoni; Darmian, Barela, Çalhanoklu, Mkhitarjan, Dimarko; Xheko, Lautaro Martinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat