Milan-Inter është finalja numër 35 e Superkupës

Futboll

Milan-Inter është finalja numër 35 e Superkupës

Më: 18 janar 2023 Në ora: 19:26
Formacionet

Milan-Inter është finalja numër 35 e Superkupës së Italisë dhe e treta mes këtyre dy skuadrave.

Derbi i zjarrtë i Milanos është transferuar në Riad të Arabisë, aty ku skuadrat e Stefano Piolit dhe Simone Inzaghit do të përballen mes tyre për fitimin e trofeut, sfidë që do transmetohet në SuperSport 2 (20:00).

Dy trajnerët kanë përzgjedhur titullarët e finales së sotme.

Pioli ka preferuar Kjaer përpara Kalulu si kolegu i Tomorit, ndërkohë që Giroud do të mbështetet nga treshja Leoa-Brahim Diaz-Messiah.

Zikaltrit rigjejnë Barellën në mesin e fushës, i vetmi ndryshim krahasuar me titullarët që luajtën përballë Hellas Verona në kampionat. Kristjan Asllani në stol, me mesfushorin shqiptar që shpreson të marrë minuta gjatë ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat