Juventusit i rikthehen tre titullarë

Futboll

Juventusit i rikthehen tre titullarë

Më: 19 janar 2023 Në ora: 16:21
Juventusi

Për Juventusin vijnë lajme të mira, përpara mbrëmjes së sotme, kur skuadra e Masimiliano Alegrit do të kërkojë të ringrihet pas turpërimit nga Napoli, duke u kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Rivali do të jetë Monza, skuadra e parë që tronditi Juven në kampionat, teksa ishte në vend të fundit.

Klubi në pronësi të Silvio Berluskonit do të provojë të bëjë sërish surprizën e madhe, këtë herë në “Allianz Stadium”, me ish-fantazistin bardhezi, Rafaele Paladinon në stol. “Asgjë nuk është e pamundur, siç treguam në kampionat”.

Por teksa trajneri i Monzës beson, Alegri, i skualifikuar për këtë raund të Kupës së Italisë, i cili nuk pranoi që të flasë as dje në konferencë për shtyp.

Gjithsesi, trajneri bardhezi nuk është se do të kishte pasur edhe shumë dëshirë për ta bërë këtë, duke parë gjurmët që ka lënë disfata me Napolin, por ndërkohë dje ai kishte një arsye për të buzëqeshur.

Pas seancës stërvitore, u organizua një miqësore 45 minutëshe me amatorët e Fosanos, në të cilën u panë në fushë pas shumë kohësh, Pol Pogba, Dushan Vlahoviç dhe Huan Kuadrado.

Ky ishte një sinjal shumë pozitiv për Juventusin, në pritje të sfidës tjetër të vështirë në kampionat, të dielën, kundër Atalantës, pasi për mbrëmjen e sotme me Monzën, në Kupë, asnjëri nuk do të jetë.

Për duelin e Kupës do të ketë një rrotacion të gjerë, ku titullarë pritet të jenë ndoshta Kieza sërish, në sulm me Ken, ashtu sikurse Gati e Rugani në mbrojtje, Paredes, Mireti e Faxholi në mesfushë dhe Perin në portë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat