Ronaldo e humbet duelin me Messin, fiton PSG

Futboll

Ronaldo e humbet duelin me Messin, fiton PSG

Më: 19 janar 2023 Në ora: 20:28
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi

Ka përfunduar ndeshja miqësore mes yjeve të Al Hilal e Al Nassri dhe Paris Saint-Germain, ndeshje kjo që njihej ndryshe si dueli mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Ronaldo e ka humbur duelin me Messin, pasi që PSG shënoi fitore me rezultat të ngushtë 5:4 ndaj yjeve të Al Hilal dhe Al Nassrit.

Ronaldo shënoi dy gola në këtë përballje (minuta e 34’ dhe 45+6’), në krahasim me Messin që shënoi vetëm një gol (minuta e 3’).

Ndërkaq, golat e tjerë për Al Nassr e Al Hilal i shënuan Jan Hyun-Soo (minuta e 56’) dhe Anderson Talisca (minuta e 90+4’), kurse te PSG golashënues ishin Marquinhos (minuta e 43’), Ramos (minuta e 53’), Mbappe (minuta e 60’) dhe Ekitike (minuta e 78’).

Rezultati final i ndeshjes, 5:4 në favor të PSG-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat