Zhgënjim edhe tek Fiorentina, klubi vjollcë do ta heqë qafe

Futboll

Zhgënjim edhe tek Fiorentina, klubi vjollcë do ta heqë qafe

Më: 19 janar 2023 Në ora: 23:28
Zhgënjim edhe tek Fiorentina

Gjërat nuk po shkojnë mirë për Luka Jovicin te Fiorentina, pas një periudhe të pasuksesshme te Reali i Madridit. Vetëm gjashtë muaj pasi mbërriti në Firence, klubi italian tashmë po përpiqet të negociojë largimin e tij.

Luka Jovic, 25 vjeç, ka vetëm tre gola në 16 paraqitje në Serie A. I fundit ishte kundër Salernitanës, në nëntor.

“Gazeta La Gazzetta dello Sport” zbulon se drejtuesit e Fiorentinës janë të zhgënjyer me paraqitjen e sulmuesit serb dhe do të tentojnë të shesin.

Problemi është se lojtari merr 2.5 milionë euro në sezon dhe 50 për qind e tarifës së transferimit do t’i shkonte Realit të Madridit, për shkak të marrëveshjes së vendosur kur u largua nga klubi “merengues”.

Fiorentina synon të marrë lojtarin e Udineses, Beto, për të zgjidhur “hallet” e sulmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat