25 milion euro për mbrojtësin e Kombëtares

Futboll

25 milion euro për mbrojtësin e Kombëtares

Më: 20 janar 2023 Në ora: 15:06
25 milion euro për mbrojtësin e Kombëtares

Arsenali nuk ndalet në merkato. Pasi siguroi shërbimet e Leandro Trossard nga Brighton, klubi londinez ka “peshkuar” edhe në Serie A.

Sky Sport raporton se kryesuesit e Premier League kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Spezian në lidhje me mbrojtësin Jakub Kiwior.

22-vjeçari luan në qendër të mbrojtjes, në krahun e majtë, por dhe në mesfushë si shkatërrues. Ai ishte pjesë e kombëtares polake në Kupën e Botës Katar 2022.

Për Kiwior interesoheshin edhe Juventusi e Milani, por drejtuesit e Arsenalit vepruan më shumë shpejt dhe arritën akordin me Spezian.

Klubi italian do të përfitojë 25 milionë euro + bonuse nga shitja e shtatlartit polak. Kiwior do të kryejë vizitat mjekësorë në Londër gjatë kësaj fundjave.

Një përforcim i rëndësishëm për skuadrën e Mikel Artetës, që po zhvillon një kampionat super.

Topçinjtë kryesojnë Premier League me 5 pikë mbi Manchester City.

Arsenali ka luajtur një ndeshje më pak se kampionët në fuqi dhe është në rrugën e duhur për t’u rikthyer te titulli kampion, trofe që mungon prej vitit 2004.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat