Asensio shpreson në kontratë të re

Futboll

Asensio shpreson në kontratë të re

Më: 20 janar 2023 Në ora: 18:11
Asensio

Marco Asensio vazhdon të mban qëndrim se dëshiron të qëndrojë në Real Madrid pasi që më parë është thënë se për të kanë shprehur interesim Manchester United dhe Arsenali

Siç qëndrojnë gjërat, sulmuesi spanjoll do të jetë futbollist pa kontratë në verë pasi që kontrata e tanishme me skuadrën nga Santiago Bernabeu skadon.

Duke marrë parasysh pedigrenë e 26 vjeçar, pasi që ai ka fituar tri Liga të Kampionëve dhe ka më shumë së 250 paraqitje për Realin në emrin e tij, raportet thonë se ata janë duke e kërkuar disa skuadra sidomos nga Premier Liga, e që nuk është befasi.

Asensio është, megjithatë, i bindur që ai do të arrin një marrëveshje të re me Madridin, derisa i ka thënë Marcas këtë gjatë një interviste të shkurtër.

“Disa gjëra janë diskutuar, ne do të shohim ku do të shkojmë. Jam i fokusuar të vetëvetja dhe i koncentruar tek planet e së ardhmes.

Shpresoj që gjithçka të realizohet. Dëshiroj të rinovojë me Madridin për një kohë të gjatë, por jo gjithçka varet nga unë. Për mua, gjëja më e rëndësishme është ana sportive dhe të jem i lumtur”, ka thënë ai në këtë intervistë.

Los Blancos e morën Asension nga Real Mallorca më 2014 dhe deri me tani ka shënuar 52 gola për gjashtë sezone e gjysmë në kryeqytetin spanjoll.

Derisa Asensio dëshiron që të qëndrojë, ai do të duhet të bërë garë për një vend titullar me Vinicius Junior, Rodrygo dhe Eden Hazard, derisa Real do të vazhdojë të kërkojë një transfer të madh për finalizim të aksioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat