Kosova e mbyll baras duelin me Gjermaninë 

Futboll

Kosova e mbyll baras duelin me Gjermaninë 

Më: 20 janar 2023 Në ora: 19:52
Kosova

Kombëtarja e Kosovës në futsall U19 ka barazuar në ndeshjen e parë në kuadër të raundit preliminar të kualifikimeve për Euro 2023, që po zhvillohet në Shkup.

Dardanët e udhëhequr nga Suad Keçi barazuan kundër Gjermanisë, me rezultat 3:3.

Kosova e nisi mirë ndeshjen dhe kaloi në epërsi me golin e Odi Mehmetit, në minutën e 9-të. Loja e mirë e Dardanëve në këtë periudhë u kurorëzua edhe me golin e dytë, të cilin e shënoi Blend Krasniqi, duke shkuar në pushim me dy gola epërsi.

Megjithatë, pjesa e dytë nisi mirë për gjermanët, të cilët vetëm pas 25 sekondash realizuan nëpërmjet Nikolas Suton.

Pas pësimit të këtij goli djelmoshat e Keçit reaguan shpejt, duke e rikthyer epërsinë e dy golave, nëpërmjet Blend Krasniqit, në minutën e 22-të.

Mirëpo, gjermanët vazhduan me trysni në drejtim të portës së Kosovës dhe arritën të vendosin baraspeshën në rezultat me dy gola të shënuar brenda 50 sekondave, kur po luhej minuta e 27-të. Fillimisht realizoi Mats Niclas Schrade, derisa më pas Nikolas Suton shënoi golin e tij të dytë.

Me të njëjtin rezultat Gjermania ka barazuar edhe në ndeshjen e parë kundër Maqedonisë së Veriut, prandaj gjithçka rreth skuadrës që do të kualifikohet tutje do të vendoset të shtunën, në përballjen ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat