Keçi pas barazimit me Gjermaninë: I patëm disa lëshime 

Futboll

Keçi pas barazimit me Gjermaninë: I patëm disa lëshime 

Më: 20 janar 2023 Në ora: 20:00
Suad Keçi

Kombëtarja e Kosovës në futsall U19 ka barazuar 3:3 me Gjermaninë, në ndeshjen e parë në kuadër të raundit preliminar të kualifikimeve për Euro 2023, që po zhvillohet në Shkup.

Përzgjedhësit Suad Keçi pas ndeshjes, tha: “Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e djelmoshave tanë edhe pse kundërshtari u rikthye pas rezultatit 0:2.

Mirëpo, futsalli është lojë e tillë dinamike.

I përgëzoj djelmoshat për angazhimin dhe lojën e treguar dhe dëshiroj që këtë lojë ta përsërisin edhe nesër kundër Maqedonisë së Veriut. E kam theksuar edhe më parë se të tri kombëtaret jemi të barabarta dhe gjasat për kualifikim janë 50:50.

Pas epërsisë tonë 3:1, ata, e shndërruan edhe portierin në lojtar dhe ne nuk arritëm të mbrohemi aq mirë. I patëm disa lëshime, të cilat i shfrytëzuan.

Tani duhet që këto gabime t’i evitojmë dhe të përqendrohemi plotësisht për duelin me Maqedoninë e Veriut për të dhënë më të mirën. Pres që të jemi më të qetë dhe ta fitojmë ndeshjen dhe të kualifikohemi tutje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat