Klopp kërkon rinovimin e veteranit

Futboll

Klopp kërkon rinovimin e veteranit

Më: 21 janar 2023 Në ora: 12:29
Klopp

James Milner është një nga liderat e Liverpool në dhomat e zhveshjes dhe trajneri Jurgen Klopp i jep një mesazh të qartë drejtuesve të klubit për të rinovuar me 37-vjeçarin që i përfundon kontrata në fundin e sezonit aktual.

Ndër të tjera, tekniku gjerman këmbëngul se skuadra e ka të nevojshme të mësojë edhe nga përkushtimi e mentaliteti i Milner, për të cilin Klopp u shpreh se ai nuk është normal për moshën që ka.

“Milner dëshiron të vazhdojë dhe të luajë futboll, mendoj se ai nuk mund të gjykohet nga mosha. Mjafton ta shihni si luan në fushë, mendoj se nuk është normal për moshën që ka. Është 37-vjeçar, por në stërvitje nuk ka një ditë që të duket i tillë. Është një lojtar i pabesueshëm, nuk po them që mund të luaj në 64 ndeshje të sezonit.

Por, në këtë 64 ndeshje, ka momente ku mund të jetë me të vërtetë shumë i rëndësishëm. Milner është në kuotën e 600 ndeshjeve në karrierë dhe pjesën më të madhe i ka me fanellën e Liverpool dhe mendoj se këru duhet ta mbyllë karrierën. Duhet të kuptojmë se karakteri dhe mentaliteti i tij janë ende shumë të rëndësishëm për skuadrën.

Ka shumë lojtarë vërdallë, por asnjë nuk i ngjason mentalitetit të Milner dhe kjo e shndërron në një personazh shumë të rëndësishëm për ne. këtë nuk po e them sepse unë jam besnik me lojtarët e mi, por sepse është një fakt”, u shpreh Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat