Dani Alves mund të dënohet me 12 vite burgim

Futboll

Dani Alves mund të dënohet me 12 vite burgim

Më: 21 janar 2023 Në ora: 18:58
Dani Alves

Sipas raportimeve të fundit në mediet e huaja, ish-futbollisti i Barcelonës, Dani Alves mund të dënohet me 12 vite burgim si pasojë e sulmit seksual.

Ditën e djeshme u bë e ditur se Alves është arrestuar nga policia, për shkak të dyshimeve për sulm seksual ndaj një gruaje.

Si pasojë e këtij rasti, skuadra meksikane Pumas ia ka shkëputur me efekt të menjëhershëm kontratën e Dani Alvesit.

Alves momentalisht është i arrestuar.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh me brazilianin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat