Galatasaray fiton, notë befasuese për Milot Rashicën

Futboll

Galatasaray fiton, notë befasuese për Milot Rashicën

Nga: K. G. Më: 21 janar 2023 Në ora: 19:24
Rashica - majtas

Galatasaray ka shënuar fitore të madhe në luftë për titullin e kampionit të Turqisë.

Milot Rashica u paraqit titullar për Galatasarayn, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Antalyaspor-in.

Faqja për statistika “Sofascore”, e zgjodhi lojtar të ndeshjes Mauro Icardin e Galatasarayt, duke e vlerësuar me notë 8.1.

Rashica që u paraqit 79 minuta, u vlerësua ndër më të dobëtit të Galatasaray, 6.4.

Për Galatasarayn realizuan Icardi (49') e Floranus (59'-autogol) dhe për Antalyaspor shënoi Luiz Adriano (54').

Pas javës së 20-të, Galatasaray udhëheq me 45 pikë dhe Antalyaspor renditet në vend të 15-të me 18.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat