Karton i bardhë në Portugali

Futboll

Karton i bardhë në Portugali

Më: 22 janar 2023 Në ora: 12:37
Karton i bardhë në Portugali

Karton i bardhë në Portugali, mësoni funksionin e rregullit më të ri në futbollin luzitan!

Një risi ka ndodhur në futbollin portugez, aty ku u luajt derbi i Lisbonës midis Benfikës dhe Sportingut në Kupë, ku gjyqtari nxori për herë të parë kartonin e bardhë, i cili është rregulli më i ri në Portugali.

Ndryshe nga i verdhi dhe i kuqi, kartoni i bardhë do të ketë një funksion krejt ndryshe në fushën e lojës, e cila i tregohet për të vlerësuar për “fair-play”.

Në fundin e pjesës së parë, dikush në stol është ndjerë keq dhe stafet e të dyja ekipeve shkuan për ta ndihmuar.

Pas qetësimit të situatës gjyqtari i drejtoi kartonin e bardhë, me tifozët që e brohoritën këtë gjest.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat