Xavi i del në mbrojtje dështimit

Futboll

Xavi i del në mbrojtje dështimit

Më: 22 janar 2023 Në ora: 13:13
Xavi i del në mbrojtje dështimit

Trajneri i Barcelona-s, Xavi, ka pasur mundësi të flasë në prag të ndeshjes që katalanasit do të luajnë sot kundër Getafe-s. Ai ka folur edhe për ish-milanistin Franck Kessie, i cili po zhgënjen në Camp Nou.

“Franck është një lojtar i rëndësishëm dhe dinamik, i fuqishëm, që ditë shënojë. Ka bërë një hap përpara në periudhën e fundit edhe pse nuk është e lehtë të përshtatesh me një filozofi tjetër”, ka thënë Xavi.

Më pas, trajneri i katalanasve ka bërë edhe disa krahasime të rëndësishme.

“I ka ndodhur edhe Abidal, Mascherano, Touré, Keita, mbaj mend shumë. Ndeshja që ka bërë ndaj Ceuta-s është niveli i duhur”.

Xavi i është referuar ndeshjes së Kupës së Mbretit të luajtur të enjten e kaluar në të cilën Kessie ka shënuar një gol dhe ka dhënë dy asiste në fitoren 5-0 të arritur kundër ekipit të kategorisë së tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat