Ronaldo përfshihet në betejën ligjore të restorantit të njohur

Futboll

Ronaldo përfshihet në betejën ligjore të restorantit të njohur

Më: 22 janar 2023 Në ora: 15:30
Ronaldo

Cristiano Ronaldo tani jeton në Arabinë Saudite dhe po përgatitet për angazhimet e radhës me ekipin e tij, Al Nassr, por nuk i ka ndërprerë lidhjet me Europën.

Në Angli, për shembull, ekziston ende një nga restorantet e tij të preferuara, Cibo Wilmslow, i cili ndodhet në periferi të Mançesterit dhe që së bashku me Cibo Hale kanë mbledhur 4.8 milionë euro të mira.

Megjithatë, këto nuk janë kohë të mira për këtë restorant, pasi është përfshirë në një betejë ligjore me tre restorante dhe katër nga drejtorët e saj për përdorimin e emrit pa pëlqimin e tij, Cibo Manchester, Cibo Liverpool Road dhe Cibo Great Northern.

Tre restorantet e tjera mburren se kishin pasur klientë të famshëm të kalibrit të Ronaldo-s në mesin e të ftuarve (përveç Sir Alex Ferguson, Ryan Giggs, Patrice Evra, Mohammed Salah, Alison Becker dhe Darwin Núñez), por Cibo Wilmslow e mohon këtë dhe kështu emri i kampionit portugez përfundoi në letrat e gjyqit.

“Klientët e paditësve (Cibo Wilmslow) përfshijnë një sërë individësh të profilit të lartë dhe personazhe të famshëm nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar, – lexohen dokumentet e gjykimit, – shumë prej të cilëve janë gjithashtu të njohur në të gjithë botën. Paditësit kanë vuajtur dhe vazhdojnë të vuajnë humbje dhe dëmtime”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat