Spektakël në Torino, Atalanta i shkakton telashe Juventusit të tronditur 

Futboll

Spektakël në Torino, Atalanta i shkakton telashe Juventusit të tronditur 

Nga: K. G. Më: 22 janar 2023 Në ora: 22:39
Atalanta

Juventusi është i tronditur pas dënimit të rëndë, heqjes së 15 pikëve nga kuota e pikëve, sonte u ballafaqua me Atalantën në Torino, duke luajtur baras (3:3). 

Spektakël në Torino, Atalanta i shkakton telashe Juventusit, duke i marrë pikë në kuadër të javës së 18-të të Serie A.

Ndeshje me kthesa në rezultat 0:1, 2:1, 2:3, 3:3 dhe një Atalantë jashtëzakonisht e rrezikshme për “Zonjën e Vjetër”.

Për Juventusin shënuan: Di Maria (25'), Milik (34'), Danilo (65') dhe për Atalantën realizuan Lookman (4' e 53'), Maehle (46'). 

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, u aktivizua nga minuta e 83-të për skuadrën nga Bergamo, Atalanta.

Atalanta është në vend të pestë me 35 pikë dhe Juventusi në të nëntin me 23 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat