Reali nuk gabon në Bilbao

Futboll

Reali nuk gabon në Bilbao

Nga: K. G. Më: 22 janar 2023 Në ora: 22:49
Pamje nga ndeshja

Real Madridi megjithatë kthehet me pikë të plota në një përballje të nxehtë në stadiumin "San Mamés" në Bilbao. 

Në një atmosferë të bukur sportive, 49.316 shikues, Reali ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Athletic Bilbaos, në takimin e javës së 18-të të kampionatit spanjoll.

Në minutën e 24-të, Karim Benzema nga rreth 11 metra ka shënuar gol për epërsinë e ekipit të tij.

Në minutën e 90-të, Toni Kroos realizon për fitoren 0:2.

Barcelona kryeson me 44 pikë, ka tre më shumë se Reali dhe Bilbao renditet në pozitën e tetë me 26 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat