Mendes – Ronaldo, zbulohen detajet e ndarjes së yllit portugez me menaxherin e tij

Futboll

Mendes – Ronaldo, zbulohen detajet e ndarjes së yllit portugez me menaxherin e tij

Më: 24 janar 2023 Në ora: 13:27
Mendes – Ronaldo

Cristiano Ronaldo i dha fund së fundmi bashkëpunimit me menaxherin Jorge Mendes.

Kjo u konsiderua si një ndarje historike, duke e pasur parasysh se menaxheri portugez konsiderohet si më i miri në botë, e “CR7” po ashtu njëri prej më të mirëve në histori të futbollit.

E mediumi spanjoll “El Mundo” raporton se krisja e raporteve mes tyre daton që nga pranvera e vitit 2018.

Në atë kohë, Ronaldo kishte kërkuar nga Real Madridi që ta vazhdonte kontratën dhe të paguhej aq sa merrte Lionel Messi në Barcelonë.

Klubi spanjoll nuk e kishte pranuar këtë kusht dhe portugezi kishte vendosur të transferohej në Juventus duke e injoruar këshillën e menaxherit Mendes, i cili i kishte thënë: “Rri në Real Madrid, do të jesh i mbrojtur. Nëse do të shkosh, do të jetë më keq”.

E kapitulli i fundit daton pak muaj më parë, kur Ronaldo kishte vendosur të largohej nga Manchester United, duke shpresuar që do të luante në një klub të madh evropian.

“Në Bayern apo në Chelsea, ose do të ndahemi”, ka qenë kërkesa/kërcënimi i Ronaldos.

Dhe përfundoi kështu, me Ronaldon që i pranoi milionat e Al-Nassr dhe që vendosi ta ndërpriste bashkëpunimin me njeriun që i kishte asistuar dhe që e kishte shoqëruar gjatë tërë karrierës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat