Messi do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare

Futboll

Messi do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare

Më: 24 janar 2023 Në ora: 15:13
Messi

Lionel Messi mund ta vazhdojë eksperiencën në Paris Saint-Germain.

Ylli argjentinas është në negociata me drejtuesit e klubit francez dhe mund ta nënshkruajë kontratën e re deri më 2025.

Kontrata aktuale e 35 vjeçarit është e vlefshme deri në verën që po vjen

Lionel Messi me gjasë do ta vazhdojë eksperiencën në Paris Saint-Germain.

Ylli argjentinas po e kalon vitin e fundit të kontratës me gjigantin francez.

Por, mediumi francez “L’Equipe” raporton se palët janë duke negociuar për vazhdimin e bashkëpunimit.

Nëse finalizohen edhe detajet e fundit, kampioni i freskët i botës mund të nënshkruajë kontratë të re dyvjeçare.

Kjo nënkupton se 35 vjeçari do të qëndronte në “Parkun e Princave” deri në verën e vitit 2025.

Gjithashtu, përmendet opsioni për vazhdimin e saj për një vit pasues.

Messi ishte transferuar në Paris nga Barcelona parvjet dhe kishte nënshkruar për dy vjet.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë është i lumtur në Paris dhe nuk e ka ndërmend të largohet prej aty, përkundër ofertave të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat