Drita në Antalya

Futboll

Drita në Antalya

Më: 25 janar 2023 Në ora: 11:47
Drita në Antalya

Drita ka udhëtuar drejt Antalyas ku do të kryej për dy javë fazën përgatitore në qytetin bregdetar turk.

Kampioni vjeshtor i Kosovës pas ndryshimeve në shtabin teknik synon që të përgatitet maksimalisht, pasi qëllimi është ta rikthejnë titullin në Gjilan.

E gjatë qëndrimit në Antalya, Drita do t’i zhvilloj katër ndeshje miqësore.

Gazeta Olle ka mësuar edhe katër emrat e kundërshtarëve që do të përballet Drita në Antalya.

Më 26 janar zhvillohet ndeshja e parë ndaj skuadrës elitare sllovake MFK Tatran Liptovsky Mikulas.

Katër ditë më vonë Drita përballet me ekipin e Superligës së Ukrainës, FC Kryvbas Kryvyi Rih, derisa më 3 shkurt luajnë ndajnë gjigantit letonez FC Liepaja.

Ndeshjen e fundit skuadra e drejtuar nga Arsim Thaqi do ta zhvilloj ndaj skuadrës nga Superliga e Danimarkës, Randers FC më 6 shkurt..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat