Ja formacionet e mundshme të Barçës e Real Sociedadit

Futboll

Ja formacionet e mundshme të Barçës e Real Sociedadit

Më: 25 janar 2023 Në ora: 12:02
Barcelona- Real Sociedad

Barcelona i rikthehet aksionit sot, ku përballë do ta ketë skuadrën e Real Sociedadit, ndeshje kjo e vlefshme për fazën çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Të dy skuadrat do ta kërkojnë sot kualifikimin tutje në stadiumin “Camp Nou”, ku ndeshja fillon nga ora 21:00.

Për ta siguruar biletën e çerekfinales, Barcelona e mposhti skuadrën e Ceutas me rezultat të thellë 5:0, kurse Real Sociedadi e eliminoi Mallorcan e Vedat Muriqit me rezultat minimal 1:0.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin gusht të vitit 2022, ku asokohe Barcelona shënoi fitore bindëse me shifrat 4:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, Xavi do ta ketë skuadrën e kompletuar, kurse te Real Sociedadi nuk do të paraqiten Guevara, Merino, Merquelanz, Pacheco, Sadiq, Silva dhe Sola.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Kounde, Araujo, Garcia, Alba; Pedri, Busquets, De Jong; Dembele, Lewandowski, Raphinha

Real Sociedad (4-3-3): Remiro; Elustondo, Zubeldia, Le Normand, Rico; Mendez, Illarramendi, Zubimendi; Barrenetxea, Sorloth, Oyarzabal

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat