Spikat supersfida mes Italisë dhe Spanjës

Futboll

Spikat supersfida mes Italisë dhe Spanjës

Më: 25 janar 2023 Në ora: 12:45
Shorti

Sot në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i gjysmëfinaleve të Ligës së Kombeve, e cila do të luhet në Holandë në qershor. Supersfidsa e këtyre gjysmëfinaleve do të jetë ajo mes Italisë dhe Spanjës.

Të besuarit e Roberto Mançinit, do të sfidojnë “furinë e kuqe” më 15 qershor në Enschede të Holandës.

Takimi tjetër që do të plotësojë gjysmëfinalet është mes Holandës dhe Kroacisë, të cilët do të përballen më datë 14 qershor. Këto dy takime do të luhen në orën 20:45.

Finalja e madhe e Nations Ligë, do të luhet më 18 qershor në Roterdam.

Nërsa finalja e vogël do të luhet në të njëjtën datë, por në orën 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat