Mema e ka me lojtarët

Futboll

Mema e ka me lojtarët

Më: 25 janar 2023 Në ora: 15:34
Mema

Trajneri i Kastriotit, Ardian Mema, e ka cilësuar si gabim amatoresk atë që ka bërë ekipi i tij në pjesën e parë në humbjen 4-1 në fushën e Laçit.

“Të them të drejtën ishte një ndeshje që e filluam goxha mirë dhe e kishim përgatitur mirë ndeshjen.

Ekipi po shprehej mirë, keqardhja me e madhe është të pësosh gola amatoresk.

Këtë fola me lojtarët se është diçka që duhet ta kesh brenda vetes, ajo është keqardhja e madhe se të pësosh gola në atë formë nuk kemi pse të flasim më për taktikë apo diçka tjetër.

Pas golave u shthur ekipi, të them të drejtën, pati një lloj shoku. Duhet të punojmë e mendojmë si profesionistë, se edhe mund të pësosh, por duhet të reagojmë, si me Partizanin. Në çdo gol apo moment në fushë, na penalizon, jemi të rrezikuar goxha për mbijetesën.

Ajo që më shqetësoi ishte situata e dy qendërmbrojtësve se nuk e ndiqte asnjëri Shkurtajn e kjo bëri që Laçi të shënonte golat.

Kjo më shqetësoi më shumë.

Kur nuk ke ekuilibër, detyrimisht ke edhe panik se vjen topi në linjat e fundit, te mbrojtësi”, tha Mema për “Oversport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat