Bare drejt largimit nga Espanyoli

Futboll

Bare drejt largimit nga Espanyoli

Më: 25 janar 2023 Në ora: 18:12
Bare

Pasi ka qenë një nga lojtarët kyç në sezonet e mëparshme, Keidi Bare mund të largohet nga Espanjoli. Levante, për momentin është një nga ekipet që i ka vënë syrin fierakut.

Për shkak të dëmtimeve, mesfushori i Kombëtares kuqezi nuk ka mundur që të marrë shumë minuta këtë sezon dhe largimi nuk përjashtohet.

Sipas asaj që shkruan “Elgoldigital”, Espanjoli kërkon që të arkëtojë një shumë nga Bare, duke qenë se edhe reparti i mesfushës është i kompletuar dhe duke u mbështetur te dëmtimet, Keidi është bërë zgjedhje e fundit për trajnerin Diego Martinez.

Sigurisht që Bare ka një kontratë deri në qershor të 2024-ës, por Espanjoli nuk kërkon që të ndahet falas me të, pasi kërkon një shumë prej dy milionë eurosh.

Pasi u bë e ditur se lojtari është në merkato, disa klube kanë trokitur në derën e Espanjolit, sidomos nga Kategoria e Dytë spanjolle.

Dy milionë euro për një lojtar që është i dëmtuar dhe nuk dihet se kur do të kthehet janë shumë, teksa Levante është ndër ekipet e pakta që janë të gatshme që të paguajnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat