Pique jep goditjen e fundit

Futboll

Pique jep goditjen e fundit

Më: 27 janar 2023 Në ora: 14:40
Pique jep goditjen e fundit

Gerard Pique bëri goditjen e fundit në ndarjen e tij të bujshme nga Shakira të mërkurën duke zyrtarizuar në Instagram lidhjen e tij të re me të dashurën Clara Chia.

Futbollisti, 35 vjeç, i cili u nda nga këngëtarja, 45 vjeç, në qershor 2022 pas një romance 12-vjeçare dhe mes akuzave për tradhëti, u shfaq me dashurinë e tij të re, 23 vjeç, në një selfie.

Vendimi për ta ndarë romancën e tyre në mediat e tij sociale vjen pasi Shakira i bëri “diss” Clara-s në këngën e saj të re, e cila që pas publikimit ka kryesuar në klasifikimet globale të Spotify.

Kjo vjen pasi u raportua gjithashtu se Shakira ka filluar ndërtimin e një muri për të ndarë shtëpinë e saj nga ajo e ish-vjehrrës pas ndarjes nga Gerard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat