Kur do të kthehen Jota, Van Dijk dhe Firmino?

Futboll

Kur do të kthehen Jota, Van Dijk dhe Firmino?

Më: 27 janar 2023 Në ora: 14:50
Kur do të kthehen Jota, Van Dijk dhe Firmino?

Jurgen Klopp pret që treshja e Liverpoolit, Diogo Jota, Virgil van Dijk dhe Roberto Firmino të kthehen në stërvitje në shkurt, pas lëndimeve.

Duke folur në një konferencë shtypi përpara turneut të katërt të FA Cup ndaj Brightonit, Klopp konfirmoi se treshja ishin disa javë larg rikthimit në stërvitje të plotë, me Luis Diazin që pritet të jetë jashtë deri në mars për problemin e gjurit.

Klopp u tha gazetarëve: “Më afër, po. [i afërt], jo. Ata do të duhen edhe disa javë, mendoj, derisa të mundë të fillojnë stërvitjen”.

“Luis kërkon më shumë kohë, por Diogo, Bobby dhe Virgil, pas disa javësh ata do të jenë pjesë e stërvitjes. Atëherë duhet të shohim se sa shpejt do të shkojë nga atje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat