Newcastle mbyll marrëveshjen me Evertonin

Futboll

Newcastle mbyll marrëveshjen me Evertonin

Më: 28 janar 2023 Në ora: 11:22
Anthony Gordon

Newcatle ka mbyllur marrëveshjen me Evertonin për blerjen e lojtarit të lindur në vitin 2001, Anthony Gordon.

Mbi 50 milionë euro u ka kushtuar 21-vjeçari “Magpies”, që tashmë kanë mbyllur një ga transferimet më të shtrenjta të merkatos së dimrit.

Gordon në orët në vazhdim do t’u nënshtrohet testeve mjekësore e më pas do të prezantohet në klubin e ri.

Për të zhbllokuar negociatat, u desh një çek mbi 50 milionë euro, krahas vullnetit të fortë të lojtarit, i cili nuk kishte marrë pjesë në seancat e fundit stërvitore pikërisht për të përshpejtuar negociatat.

Gordon largohet nga Evertoni pasi seleksionoi 78 paraqitje zyrtare, 7 gola dhe 8 asistime me këtë klub.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat