Galatasaray vjen me një krahasim interesant mes Milot Rashicës dhe Didier Drogbas

Futboll

Galatasaray vjen me një krahasim interesant mes Milot Rashicës dhe Didier Drogbas

Më: 28 janar 2023 Në ora: 22:18
Milot Rashica dhe Didier Drogba

Milot Rashica e ka gjetur rrjetën e golit, për herë të parë këtë sezon me fanellën e Galatasarayt, në Superligën e Turqisë.

Rashica shënoi në fitoren 4-0 të Galatarasyt ndaj Giresunsporit, në kuadër të xhiros së 20-të.

Ndërkohë, faqja zyrtare e Galatasarayt e ka krahasuar festimin e lojtarit të Kosovës, me të Didier Drogbas, kur e kanë shënuan golin e parë për këtë klub.

Kujtojmë që për reprezentuesin e Kosovës ky ishte goli i parë në Superligën e Turqisë me fanellën e Galatasarayt, teksa ai më parë ka realizuar vetëm në Kupën shtetërore.

“Gëzimi i njëjtë pas golit të parë në ligë”, ka shkruar faqja zyrtare e Galatasarayt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat