Dy klube angleze në garë për Dembelen

Futboll

Dy klube angleze në garë për Dembelen

Më: 29 janar 2023 Në ora: 18:10
Dy klube angleze në garë për Dembelen

Ousmane Dembele duket se ishte duke gjetur formën e tij më të mirë në Barcelonë këtë sezon, teksa fitoi edhe besimin e trajnerit, Xavi Hernandez. Tani, sulmuesi anësor do të jetë jashtë fushës për të paktën një muaj shkaku i lëndimit.

E ardhmja e francezit po rikthehet sërish në qendër të vëmendjes. Aishte afër largimit nga “Camp Nou” verën e kaluar, teksa disa javë të atij afati kalimtar i kaloi edhe si lojtar i lirë.

Megjithatë, zyrtarët e klubit e bindën atë të nënshkruante një kontratë të re dyvjeçare, e cila zgjat deri në vitin 2024.

Por, klauzola prej 50 milionë eurosh e vendosur mund t’i sjellë sërish telashe Barcelonës dhe kjo thuhet se është arsyeja që katalunasit po synojnë rinovimin e kontratës me lojtarin.

Klauzola e tij mund të aktivizohet përpara se Barça të finalizojë një marrëveshje të re. Sipas “Calciomercato”, Liverpooli dhe Newcastle Untedi po mendojnë për të bërë një lëvizje.

Të dy klubet angleze nuk besohet ta kenë problem që të paguajnë 50 milionë euro për 25-vjeçarin..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat