Dënohen 5 futbollistë të Veronës

Futboll

Dënohen 5 futbollistë të Veronës

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 11:32
Dënohen 5 futbollistë të Veronës

Pesë lojtarë të klubit Virtus Verona, të akuzuar për dhunë seksuale në grup ndaj një studenteje 20-vjeçare në janar 2020, u dënuan me nga gjashtë vite burg secili.

Pesë të pandehurit, Stefano Casarotto, 26 vjeç, nga Venecia, Gianni Manfrin, 29 vjeç nga Padova, Edoardo Merci, 23 vjeç nga Verona, argjentinasi Santiago Visentin dhe rumuni Daniel Onescu, kishin paguar një shumë parash dëmshpërblimi për studenten, për të tërhequr padinë civile.

Të pandehurit kanë qenë bashkëlojtarë në momentin e ngjarjes, e cila ka ndodhur natën mes 18 dhe 19 janarit, transmetojnë mediat shqiptare.

Vajza kishte raportuar se ishte shoqëruar nga një nga lojtarët, shoku i saj i shkollës, në një apartament ku ishin katër lojtarë të tjerë.

Ajo më pas do të dehej nga lojtarët dhe do t’i nënshtrohej marrëdhënieve seksuale pa pëlqim.

Nga pesë lojtarët, vetëm Manfrin është ende pjesë e Virtus Verona ndërsa të tjerët janë shitur në skuadra të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat