​Zaniolo kërkon paqe me Romën: Jam i frikësuar

Futboll

​Zaniolo kërkon paqe me Romën: Jam i frikësuar

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 19:29
Nicolo Zaniolo

Afati kalimtar i janarit shkoi si mos më keq për sulmuesi e Romës Nicolo Zaniolo. Italiani kërkoi me ngulm që të largohet nga klubi për të kaluar tek ndonjë skuadër tjetër, por që refuzoi të bashkohej me Bournemouthin në Premier Ligë.

Sjellja e tij i irritoi drejtuesit e Romës të cilët vendposën që edhe ta pezullonin nga skuadra, ndërsa për më tepër, lojtari i kërcënuar nga tifozët pranë shtëpisë së tij.

Pas të gjitha këtyre zhvillimeve dhe mbylljes së afatit kalimtar, Zaniolo kërkon që të bëjë paqe me Romën duke thënë se do të jetë i përkushtuar në punë për këtë skuadër.

"Kam kaluar një periudhë delikate, por kam qenë gjithmonë i përkushtuar në fushë. E ardhmja është në duart tona dhe kujdesemi për atë duke e vënë veten në dispozicion të plotë të familjes romake”, ka shkruar Zaniolo.

Ai më pas ka treguar se ai dhe familja e tij janë shumë të frikësuar nga kërcënimet që kanë marrë, ndërsa ka shtuar se edhe mediat kanë kontribuar në tensionimin e situatës.

“Për herë të parë pata frikë për veten dhe për familjen time. Isha shumë. i frikësuar. "Janë thënë dhe shkruar shumë gjëra të pavërteta. Në Tiranë, në finalen e Konferencës, me atë gol ndjeva se ia ktheva mirëpritjen tifozëve të Romës, të cilët më kanë dhënë besim edhe në momente të tmerrshme. Në moshën 23 vjeçare kam pasur eksperienca profesionale që shumë nuk ndodhin në karrierë, me rrëzime dhe rikthime. Duke mos kuptuar të ardhmen time profesionale, kam kaluar momente të vështira", shtoi ai.

Për momentin Nicolo Zaniolo mbetet jashtë projektit teknik të Mourinhos, por zgjat dorën për një rikthim në skuadër që do të jetë në dorë të trajnerit dhe mbi të gjitha të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat