Busquets sakrifikon një pjesë të pagës

Futboll

Busquets sakrifikon një pjesë të pagës

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 11:31
Busquets

Kapiteni i Barcelonës Sergio Busquets është i gatshëm të pranojë ulje pagë vetëm që të qëndrojë në ‘Camp Nou’.

Busqutes prej kohësh është i lidhur me transferimin në MLS të Amerikës, por sipas medieve iberike, ‘veterani’ spanjoll preferon qëndrimin tek ‘blaugranat’, madje, ai është i gatshëm të sakrifikojë një pjesë të pagës së tij.

Trajneri i Barcelonës, Xavi dëshiron që Busqutes të rinovojë kontratën e re, të paktën kontratë njëvjeçare.

Spanjolli tashmë është duke shkuar drejt fundit të karrierës së tij.

Ai me Barcelonën ka fituar gjithë trofetë e mundshëm, dhe tashmë Busquets është një ikonë e Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat